KUSH JEMI NE?

Kompania ndërkombëtare për prodhimin e Mozzarella-s dhe nënprodukteve të tjera të qumështit, Ne filluam prodhimin në Itali, me dy qumështore dhe tre dyqane ku prodhoheshin dhe shiteshin 23 lloje djathrash specifik. Nga viti 2002, pas 15 vitesh punë në Itali, prodhimi u zhvendos në Gostivar Belovishtë, së bashku me 3 pika të tjera në të gjithë vendin, me 20 lloje të produkteve të shijshme të qumështit, të cilat prodhohen për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.

VEPRIMTARIA JONË

Aktiviteti ynë kryesor është prodhimi i Mozzarellës, sipas recetës italiane pa konservantë dhe suplemente të tjerë. Ne ishim të parët në Maqedoninë e Veriut që filluam prodhimin e produkteve të qumështit duke përdorur teknologjinë e lartë italiane duke sjell kështu në treg produkte me cilësi, standard dhe siguri të lartë ushqimore në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Objektivi i kompanisë është ruajtja e standardit dhe cilësisë i të gjitha produkteve të Caseificio Cesarina “Fejzi”. Jemi të bindur se vetëm nëpërmjet përgjegjshmërisë së lartë dhe punës cilësore arrihen rezultatet me të larta.

PRODUKTET TONA

Gama e produkteve është mjaft e gjerë dhe përbëhet nga një shumëllojshmëri djathrash të bëra nga qumështi i lopës, deleve dhe dhisë: Mozzarella nga qumështi i lopës së pasterizuar, Mozzarella Silano për pica, djathë dhie i fortë Caprino, djathë i fortë Peperonco me spec djegës, Prezemolo - djathë me majdanoz dhe djathë të fortë Oliva me ullinj, djathë i fortë nga qumështi i deles i tymosur Pecorino afumikato, lloje të tymosur të djathit kaçkavall si dhe lloje të tjerë të djathrave të bardhë.

Çmime të marra nga Kompania ndër vite

PSE TI ZGJIDHNI PRODUKTET TONA?

Tre karakteristika të rëndësishme që i bëjnë të gjitha produktet tona të dallohen:
Bërë me recetë dhe teknologji italiane, mbështetur nga njohuritë dhe ekspertiza e mjeshtrave italianë
Për prodhimin e produkteve tona ne përdorim qumësht të freskët ekskluzivisht nga fermat vendase
Të gjitha produktet në ofertën tonë janë bërë pa aditivë dhe konservantë