Shija cilësore nuk njeh kufij

Ura e Qumështit midis Apenineve dhe Ballkanit

Historia jonë e qumështit ka lindur në kryqëzimin e klimës malore të Korabit dhe Sharrës dhe klimës mesdhetare që depërton nëpër grykat e Radikës dhe Drinit të Zi, këtyre gjerësive gjeografike të mrekullueshme, të cilat të sjellin ndër mend Apeninet në Itali. Një zonë e mbushur me burime të pastra uji të ëmbla, e cila përkthehet në një bollëk ushqimesh të freskëta në kullotat tona. Rezultati përfundimtar është i pashmangshëm - Mozzarella e freskët si dhe nënprodukte të tjera të qumështit shumë të shijshme, të përgatitura nga receta dhe teknologjia italiane. Lexo më shumë...

Caseificio Cesarina Fejzi Kompania ndërkombëtare për prodhimin e Mozzarella-s dhe nënprodukteve të tjera të qumështit, Ne filluam prodhimin në Itali, me dy qumështore dhe tre dyqane ku prodhoheshin dhe shiteshin 23 lloje djathrash specifik. Nga viti 2002, pas 15 vitesh punë në Itali, prodhimi u zhvendos në Gostivar Belovishtë, së bashku me 3 pika të tjera në të gjithë vendin, me 20 lloje të produkteve të shijshme të qumështit, të cilat prodhohen për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.

Gama e produkteve  është mjaft e gjerë dhe përbëhet nga një shumëllojshmëri djathrash të bëra nga qumështi i lopës, deleve dhe dhive: Mozzarella nga qumështi i lopës së pasterizuar, Mozzarella Silano për pica, djathë dhie i fortë Caprino, djathë i fortë Peperoncino me spec djegës, Prezzemolo - djathë me majdanoz dhe djathë të fortë Oliva me ullinj, djathë i fortë nga qumështi i deles i tymosur Pecorino afumikato, lloje të tymosur të djathit kaçkavall si dhe lloje të tjerë të djathrave të bardhë.
Bërë me recetë dhe teknologji italiane, mbështetur nga njohuritë dhe ekspertiza e mjeshtërve italianë
Për prodhimin e produkteve tona ne përdorim qumësht të freskët ekskluzivisht nga fermat vendase
Të gjitha produktet në ofertën tonë janë të bëra pa aditivë dhe konservantë